Kosova fillon stërvitjet për Eurobasket 2029

Nën drejtimin e trajnerit Bujar Loci, ekipi i Kosovës ka zhvilluar një seancë intensive stërvitore, ku lojtarët ishin të motivuar në maksimum.

Nga dita e martë, skuadrës do t’i bashkohen edhe Erjon Kastrati dhe Erolt Rrahmani. Për shkak të dëmtimit të Divine Myles, është ftuar si zëvendësues Malcolm Armstead.

Ndeshja e ardhshme e Kosovës do të jetë kundër Shqipërisë, e cila do të zhvillohet më 30 nëntor në Shkodër, duke filluar nga ora 18:00. Kosova gjendet në një grup me Shqipërinë dhe Sllovakinë, ku ekipi që do të zërë vendin e parë dhe dy skuadrat më të mira nga tri grupet do të sigurojnë kualifikimin për fazën tjetër të garave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *