Në fillim të ndeshjes, pikërisht në minutën e 6-të, Fisnik Asllani realizoi një gol të jashtëzakonshëm, duke mposhtur portierin slloven, Jan Oblak, pa asnjë mundësi reagimi.
Në grupin B, Kosova ka grumbulluar 10 pikë, ndërsa Zvicra ka 11, teksa ndeshja e saj me Suedinë është duke përfunduar pjesën e parë me barazim. Nëse këto rezultate mbeten të pandryshuara, Kosova ka mundësinë të synojë vendin e parë në ndeshjen e së martës në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke u kualifikuar direkt në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada vitin e ardhshëm.

Leave a Reply