Kosova Kryeson në Ballkanin Perëndimor për Siguri Strategjike

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sipas “Normandy Index 2025”, një raport i përgatitur nga Shërbimi Kërkimor i Parlamentit Europian, Kosova është vendi më i sigurt në Ballkanin Perëndimor për sa i përket Sigurisë Strategjike.

Në nivel global, Kosova mban vendin e 13-të për uljen e kërcënimeve strategjike ndaj paqes dhe demokracisë. Ky indeks vlerëson elemente kyçe si stabiliteti politik dhe institucional, sundimi i ligjit, funksionimi demokratik, dhe rezistenca ndaj dezinformimit dhe ndikimeve të jashtme.

Gjithashtu, shqyrtohet rreziku i konflikteve dhe siguria kombëtare, së bashku me kërcënimet hibride dhe presionet gjeopolitike. Maqedonci theksoi se Kosova gjendet në mesin e 10% të vendeve më të sigurta në botë.

Ai e konsideron këtë një vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar që pasqyron stabilitetin, progresin dhe orientimin e vendit drejt integrimeve euroatlantike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *