Kosova Miraton Planin e Akreditimit për Periudhën 2026–2030

Këshilli Shtetëror i Cilësisë i Agjencisë së Kosovës për Akreditim ka miratuar Strategjinë e re për periudhën 2026–2030, e cila synon përmirësimin e sistemit të sigurimit të jashtëm të cilësisë në vend.

Kjo strategji është ndërtuar mbi parimet e integritetit, transparencës dhe profesionalizmit, duke synuar forcimin e besueshmërisë së akreditimit në përputhje me standardet evropiane. Strategjia përmban katër objektiva kryesore: përmirësimin e kapaciteteve profesionale të AKA-së, avancimin e praktikave të sigurimit të cilësisë, ndërkombëtarizimin e aktivitetit të AKA-së dhe promovimin e kulturës së cilësisë në arsimin e lartë.

Plani përfshin rishikimin periodik të standardeve, zhvillimin e procedurave të reja për programe të përbashkëta dhe mikrokredenciale, si dhe digjitalizimin e proceseve të akreditimit. Po ashtu, do të integrohet inteligjenca artificiale për përpunimin e të dhënave.

Pas përkthimit dhe dizajnimit, dokumenti strategjik do të publikohet në ueb-faqen e AKA-së brenda javës. Hartimi i kësaj strategjie është mbështetur nga Programi SHER, me financim nga Agjencia Austriake për Zhvillim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *