Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për dorëzimin e dronëve luftarakë Skydagger në Kosovë.
Këto fluturake pa pilot mbërritën më herët se sa ishte parashikuar fillimisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Dronët Skydagger, të prodhuar nga kompania turke Baykar, ishin planifikuar të vinin në janar 2026, por janë marrë tre muaj më herët.
Ky kontingjent përfshin dronë kamikaz të tipit RTF, të pajisur me mjete shpërthyese për të sulmuar objektiva të ndryshme. Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë bërë përgatitje për përdorimin e tyre, me ushtarakët që tashmë janë trajnuar për menaxhimin e këtyre pajisjeve.
Dronët u transportuan me kamionët multifunksional Rheinmetall 8×8, të blerë dhe marrë si donacion vitin e kaluar. Kjo blerje vjen në vazhdën e përpjekjeve për të përmirësuar kapacitetet ushtarake të Kosovës, duke shtuar fuqinë goditëse me teknologji bashkëkohore si TB2 Bayraktar dhe fluturaket Puma.

Leave a Reply