Kosova ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka ndarë lajme pozitive për ekonominë e vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Faruk Ajeti ka informuar se Kosova po përjeton një zhvillim të shpejtë ekonomik në Evropë. Sipas analizës së „BestBrokers“, e cila mbështetet në të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe është publikuar nga revista gjermane FOCUS online, Kosova është ndër ekonomitë më të shpejta në kontinent.

Ajeti vë në dukje se me një rritje reale të PBB-së prej 8.51%, Kosova tregon një perspektivë të fortë për të ardhmen. Ky zhvillim i shpejtë ekonomik po tërheq vëmendjen në periferi të Evropës, duke ofruar një sinjal të fuqishëm për potencialin e ardhshëm të vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *