Kosova në Bordin e Paqes: Kontributi financiar vullnetar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka hedhur poshtë pretendimet se Kosova ka detyrime financiare për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes.

Gjatë një deklarate për mediat, Osmani theksoi se dokumentacioni i dërguar nga SHBA nuk përmend asnjë detyrim të tillë financiar. “Dokumentacioni që kemi marrë nuk përmban asnjë referencë për ndonjë pagesë të detyrueshme.

Shtetet mund të kontribuojnë në mënyrë vullnetare,” u shpreh ajo, duke iu referuar ftesës dhe dokumentacionit shtesë. Osmani nënvizoi se Kosova është në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gjitha çështjet që lidhen me këtë iniciativë.

Ndërkohë, në media është përmendur një kontribut prej 1 miliard dollarësh nga shtetet themeluese, por edhe autoritetet në Shqipëri kanë konfirmuar se nuk iu është kërkuar një gjë e tillë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *