Komisioni Evropian ka shpallur një paketë mbështetjeje prej 171 milionë eurosh për zhvillimin e infrastrukturës dhe sektorit privat në Ballkanin Perëndimor, nga e cila Kosova nuk do të përfitojë për shkak të mosratifikimit të Marrëveshjes së Kredisë dhe Fondeve.
Zëdhënësi i KE-së, Guillaume Mercier, thekson rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të kësaj çështjeje. Nga fondet e ndara, 94.7 milionë euro do të investohen në projekte infrastrukturore, 76.3 milionë euro do të mbështesin sektorin privat, dhe 2.9 milionë euro janë caktuar për projekte asistence teknike në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.
Projektet fokusohet në energji, ujë, inovacion dhe kërkim. Në total, fondet e investimeve infrastrukturore synojnë të mobilizojnë 263 milionë euro për projekte në digjitalizim, energji të pastër, kapital njerëzor dhe mbrojtje mjedisore.
Disa nga projektet përfshijnë përmirësimin e sistemeve të energjisë në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi. Komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, theksoi rëndësinë e këtyre investimeve për afrimin e rajonit me Bashkimin Evropian.
Këto zhvillime do të realizohen në partneritet me institucionet financiare ndërkombëtare dhe përfshijnë kontribute nga Instrumenti për Ndihmë të Para-Anëtarësimit dhe donatorë të tjerë.

Leave a Reply