Kosova do të përballet sonte me Suedinë në orën 20:45 në stadiumin “Nya Ullevi” të Goteburgut, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Kombëtarja po përfundon përgatitjet e fundit dhe ka marrë mbështetje të madhe nga tifozët shqiptarë të pranishëm në stadium. Një fitore në këtë përballje do të konsolidonte pozicionin e dytë në grup për Kosovën, e cila aktualisht ka katër pikë.
Suedia ndodhet në vendin e fundit me vetëm një pikë. Atmosfera është e ndezur me flamuj kuqezi dhe të Kosovës, teksa tifozët po krijojnë një mbështetje të fuqishme për ekipin kombëtar.
Kjo ndeshje konsiderohet e rëndësishme për ambiciet e Kosovës në këtë kampanjë kualifikuese.

Leave a Reply