Në Jahoc të Gjakovës do të ndërtohet fabrika e parë e municioneve në Kosovë, me prodhimin e parë të parashikuar për fundin e vitit 2026.
Ekspertët amerikanë e vlerësojnë këtë iniciativë si një hap të rëndësishëm për rritjen e sigurisë, por gjithashtu ngrihen pyetje rreth kapaciteteve teknike dhe ndikimeve rajonale që mund të sjellë kjo nismë. Koloneli amerikan në pension, Ray Wojck, theksoi se prania e gjatë e misionit të NATO-s, KFOR, ka ndihmuar në forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me aleatët.
Wojck vuri në dukje se Kosova ka diskutuar këtë projekt me Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, dy nga aleatët kryesorë që e mbështesin fuqimisht. Nga ana tjetër, Argyro Kartsonaki nga Instituti për Kërkime të Paqes dhe Politikat e Sigurisë, paralajmëron se ky zhvillim mund të shihet si kërcënim nga fqinjët, duke ushqyer narrativat dhe diskurset populiste, si ato të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas saj, ndonëse kjo nismë nuk do të ndryshojë dinamikat e sigurisë në Ballkan, ajo mund të ketë ndikime në perceptimet rajonale.

Leave a Reply