Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Kazerma e FSK-së, njoftoi për përparimin e fuqishëm të ushtrisë së vendit.
Ai theksoi se gjatë katër viteve të fundit, janë investuar mbi 430 milionë euro në armatim dhe pajisje moderne, duke përmirësuar ndjeshëm kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kurti veçoi se përpjekjet për të përmirësuar infrastrukturën ushtarake kanë përfshirë edhe blerjen e helikopterëve Black Hawk nga ShBA-ja, si dhe pajisjen e ushtrisë me drona.
Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht NATO-n dhe ShBA-në, për mbështetjen e vazhdueshme në pajisje dhe trajnime. Ai përmendi gjithashtu planin për ndërtimin e një fabrike për prodhimin e municionit dhe dronave në Kosovë.
Kurti shprehu optimizmin se brezat e ardhshëm do të jetojnë në paqe dhe siguri falë këtyre përmirësimeve në ushtri, duke uruar të gjithë për Ditën e Forcës, më 27 nëntor.

Leave a Reply