Kosova është pozicionuar ndër liderët në fushën e qeverisjes digjitale, sipas Indeksit të Bankës Botërore për Maturitet të Teknologjisë Qeveritare (GTMI).
Kryeministri Albin Kurti njoftoi se vendi ynë ka arritur në grupin A, duke shënuar përparim të ndjeshëm në digjitalizimin e shërbimeve publike. Në periudhën trevjeçare të fundit, Kosova ka përmirësuar rezultatet e saj në 48 indikatorë të rëndësishëm që përfshijnë sistemet qeveritare, përfshirjen e qytetarëve dhe ofrimin e shërbimeve.
Në vitin 2020, Kosova ishte në grupin C dhe më pas u ngjit në grupin B në vitin 2022, para se të arrinte grupin A. Kurti theksoi se ky avancim pasqyron përmirësime në ofrimin e shërbimeve elektronike, zbatimin e reformave teknologjike, menaxhimin e të dhënave dhe zhvillimin e aftësive digjitale në administratën publike.
Ai vlerëson qasjen e koordinuar të qeverisë në transformimin digjital si faktor kyç për këtë sukses.

Leave a Reply