Një aksident fatal ka ndodhur në autostradën A1 në Slloveni, ku një 28-vjeçar nga fshati Turjakë i Malishevës, Leun Kastrati, ka humbur jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Slovenska Bistricës, kur një autocisternë me karburant humbi kontrollin, u përmbys dhe u përfshi nga flakët, duke u përplasur me një furgon. Përveç viktimës, dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime.
Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit, teksa shoferi i kamionit po udhëtonte drejt Mariborit. Shkaqet e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po hetojnë për të sqaruar rrethanat.
Media sllovene ka raportuar gjithashtu për këtë fatkeqësi. Faqja e fshatit Turjakë ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen e viktimës dhe ka premtuar të njoftojë për detajet e ceremonisë së varrimit.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, i cili po përballet me humbjen e papritur të një anëtari të tij.

Leave a Reply