Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka shprehur mendimin e saj lidhur me situatën në Kosovë, duke theksuar se nuk është e kënaqur me nevojën për zgjedhje të reja.
Megjithatë, ajo vlerësoi se demokracia në Kosovë po funksionon si duhet, gjë që e gëzon atë. Në një intervistë për A2CNN, Kos shpjegoi se shqetësimi i saj lidhet me vonesën në ratifikimin e dy marrëveshjeve të rëndësishme për Planin e Rritjes.
Ajo theksoi se Kosova po zbaton reformat e nevojshme, por fondet nuk mund të disbursohen pa këto marrëveshje. Pavarësisht se nuk është ende kandidate zyrtare për BE, Kosova është në një linjë të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë evropiane, ashtu si Shqipëria, theksoi Kos.
Ajo beson se integrimi i Kosovës në BE është i domosdoshëm për bashkimin e Evropës. Kos shpreson që zgjedhjet të sjellin një qeveri të re që do të përshpejtojë reformat dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE, duke vlerësuar progresin ekonomik të vendit.

Leave a Reply