Kosovë–Shqipëri: Pezullohet marrëveshja e kalimit pa kontrolle, por ka përjashtime

Nga 1 tetori, marrëveshja e kalimit pa kontrolle mes Kosovës dhe Shqipërisë pezullohet deri në fillim të nëntorit. Kjo do të thotë se udhëtarët dhe automjetet që kalojnë nëpër Vërmicë dhe Morinë do t’i nënshtrohen procedurave kufitare.

Autoritetet kanë paralajmëruar se kontrollet do të bëhen me procedura të përshpejtuara, për të shmangur pritjet e gjata që sjell fluksi i lartë i qarkullimit.

Megjithatë, gjatë fundjavave dhe festave zyrtare, qytetarët që udhëtojnë me targa të Kosovës dhe Shqipërisë do të kalojnë kufirin pa kontrolle, si deri më tani.

Marrëveshja e lëvizjes së lirë funksionon nga 1 maji deri më 30 shtator, duke i siguruar qytetarëve të dy shteteve rreth 9 muaj kalim të lehtësuar çdo vit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *