Operatori i Sistemit, Transmetimit dhe Tregut (KOSTT) ka paralajmëruar për rritjen e konsumit të energjisë elektrike në Kosovë gjatë dimrit.
Kjo rritje, e cila ka arritur një ngarkesë maksimale prej 1458 MW, mund të çojë në reduktime të kontrolluara në rast mbingarkese. Sipas KOSTT, në krahasim me një vit më parë, konsumi është rritur me 14.33%, duke arritur kapacitetin maksimal edhe pa temperatura shumë të ulëta, çka sugjeron se kërkesa mund të rritet më tej në ditët më të ftohta.
Për të mbrojtur sistemin elektro-energjetik, KOSTT mund të zbatojë masa të përkohshme për të siguruar funksionimin e stabilimenteve kritike. Institucioni i ka bërë thirrje qytetarëve, institucioneve dhe bizneseve të reduktojnë konsumin, veçanërisht gjatë periudhave me kërkesë të lartë, siç janë orët 16:00-20:00 dhe 22:00-23:00.
Zonat më të ngarkuara përfshijnë nënstacionet Rahovec, Prizreni 1, Gjilani 1 dhe Lipjani.

Leave a Reply