KPM pezullon transmetimin e reklamës së Listës Serbe

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka ndërprerë transmetimin e një spoti politik të Listës Serbe në TV Puls, me arsyetimin se përmbajtja e tij bie ndesh me Kodin e Etikës dhe rendin kushtetues të Kosovës. Në spot përmenden shprehje si “si ta durojmë terrorin” dhe “si ta rivendosim lirinë”, të cilat KPM i konsideron në kundërshtim me rendin kushtetues. Ky vendim është marrë në përputhje me nenin 11, paragrafi 2 të Kodit të Etikës, që lejon ndërprerjen e transmetimeve që cenojnë interesin nacional dhe sigurinë e përgjithshme. KPM ka paralajmëruar se mund të ndërmerren masa të mëtejshme, përfshirë revokimin e licencës së transmetimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *