KQZ: Buxheti për zgjedhje të reja ende i paplanifikuar

Gjatë këtij viti, qytetarët u thirrën të votojnë tri herë, duke shkaktuar një barrë të konsiderueshme financiare për buxhetin e shtetit.

Shpenzimet për zgjedhjet parlamentare arritën në rreth 8 milionë euro, ndërsa të dhënat për zgjedhjet lokale ende nuk janë publikuar. Sipas Valmir Elezit, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit kishin një buxhet të planifikuar prej 8.7 milionë eurosh, nga të cilat 7.9 milionë janë përdorur.

Për zgjedhjet lokale të 12 tetorit dhe raundin e dytë, buxheti i parashikuar ishte 10.5 milionë euro, por ende nuk dihet se sa është shpenzuar. Elezi theksoi se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme do të ishte sfiduese pasi KQZ nuk ka buxhet të planifikuar për to.

Ai shtoi se shpenzimet kryesore nuk përfshijnë vetëm blerjen e pajisjeve, por edhe pagesat për trupat zgjedhor dhe stafin e përfshirë gjatë procesit zgjedhor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *