KQZ: Deri në mesditë, 7 mijë diasporë kanë votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se deri në orën 13:00 kanë votuar mbi 7 mijë qytetarë në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, nga 19,187 votues të regjistruar, pjesëmarrja arriti në 36.89%, ose 7,079 votues. Procesi i votimit është në vazhdim në 29 përfaqësi diplomatike dhe po zhvillohet pa pengesa.

Elezi shtoi se votimi ka filluar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, në përputhje me kohën lokale të Kosovës. Të dhënat nga 24 përfaqësi diplomatike tregojnë për një pjesëmarrje të konsiderueshme deri në orën 13:00, duke reflektuar interesin e votuesve për këtë proces.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *