Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që më 27 dhjetor 2025, në përfaqësitë diplomatike, votuesit do të lejohen të përdorin dokumente të skaduara të Republikës së Kosovës për t’u identifikuar.
Ky vendim ndjek rastet e raportuara në zgjedhjet e mëparshme për Kuvendin e Kosovës, ku disa votues kishin paraqitur dokumente të pavlefshme. Votuesit që do të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike më 27 dhjetor do të mund të identifikohen me letërnjoftim, pasaportë ose leje drejtimi të lëshuara nga Republika e Kosovës.
Kjo masë është pjesë e përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës. Po ashtu, KQZ ka miratuar pagesën për përdorimin e një objekti privat si Qendër Votimi në Mitrovicën e Jugut, ka vendosur për transportin e materialeve zgjedhore dhe ka autorizuar stafin rezervë të Këshillave të Vendvotimit dhe stafin mbështetës për procesin zgjedhor, përfshirë edhe tërheqjen e pakove me fletëvotime nga kutitë postare.

Leave a Reply