Pasi përfundoi numërimi i votave për partitë politike në 2557 vendvotime, materialet janë dërguar në Qendrat Komunale të Numërimit në 38 komunat e Kosovës për vazhdimin e numërimit të votave për kandidatët.
Në këto qendra, procesi do të zhvillohet në dy turne dhe do të përfshijë verifikimin e rezultateve të partive nga formularët e plotësuar në vendvotime. Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të merren votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, tha se nga votimi me kusht në 57 vendvotime në 38 komuna, janë regjistruar mbi 9,900 votues. Ai shtoi se do të publikohen së shpejti të dhënat për votimin e personave me nevoja të veçanta, që është kryer jashtë vendvotimeve.
Gjithashtu, votat nga jashtë do të numërohen pasi të arrijnë në Kosovë, me tërheqjen e pakove që pritet të përfundojë deri më 2 janar, për disa shtete deri më 5 janar. Nga 29 përfaqësi diplomatike, 16,165 shtetas kanë votuar nga 19,187 të regjistruar.
Për votimin me postë, ende nuk ka të dhëna përfundimtare për numrin e pakove.

Leave a Reply