KQZ: Gabimet në fletëvotime s’prekën cilësinë e tyre

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar një sqarim zyrtar lidhur me një gabim teknik në disa fletëvotime të zgjedhjeve lokale të 9 nëntorit 2025 në Mitrovicë të Jugut dhe Gjakovë.

Sipas njoftimit të KQZ-së, gabimi është identifikuar pas hetimit të zhvilluar nga kompania që prodhon fletëvotimet. Hetimi zbuloi se problemi ishte shkaktuar nga një nga katër kokat e printerit përgjegjës për shtypjen e numrit të vendvotimit, ndërsa sistemi i kontrollit verifikon vetëm kodin serik.

Kompania CETIS ka marrë përgjegjësinë për këtë defekt teknik, duke theksuar se fletëvotimet janë të pajisura me elemente sigurie që parandalojnë falsifikimin e tyre. CETIS ka shprehur keqardhje të thellë për incidentin dhe ka konfirmuar gatishmërinë për të ndihmuar KQZ-në në hetimin dhe verifikimin e fletëvotimeve për të sqaruar plotësisht këtë çështje.

Ndërkohë, Komisioni ka informuar edhe Prokurorinë e Shtetit për këtë situatë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *