KQZ gati të shpallë rezultatet përfundimtare zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se në qendrat komunale janë verifikuar rezultatet e mbi 2,500 vendvotimeve të rregullta për kryetarë komunash dhe subjekte politike për kuvendet komunale. Gjithashtu, është kryer numërimi i votave për kandidatët e kuvendeve komunale.

Elezi ka bërë të ditur se numërimi i votave nga jashtë Kosovës, i cili filloi të premten pasdite, pritet të përfundojë sot. Pas këtij procesi, do të vazhdohet me numërimin e fletëvotimeve me kusht dhe votave nga personat me nevoja të veçanta.

Ai bëri të ditur se votimi me kusht është kryer në 54 vendvotime në 38 komuna, ndërsa mbi 3,400 persona me nevoja të veçanta kanë votuar përmes ekipeve mobile. Elezi theksoi se të gjitha procedurat po zhvillohen me transparencë dhe në përputhje me rregullat, duke shtuar se rezultatet përfundimtare do të shpallen pas përfundimit të numërimit të plotë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *