KQZ hap platformën për aplikimin e vëzhguesve zgjedhorë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se është aktivizuar platforma elektronike për konfirmimin e vëzhguesve aktualë ose shtimin e të rinjve për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, të planifikuara për datën 9 nëntor 2025.

KQZ i fton subjektet politike të certifikuara që marrin pjesë në raundin e dytë, organizatat joqeveritare, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, si dhe organizatat ndërkombëtare të specializuara në zgjedhje dhe të drejtat e njeriut, përfshirë mediat dhe përfaqësuesit e huaj të akredituar, të përdorin këtë platformë për të konfirmuar ose shtuar vëzhguesit. Afati për të përfunduar procesin e konfirmimit ose shtimit të vëzhguesve është deri më 3 nëntor 2025, në ora 16:00.

Vlen të theksohet se ID-të e lëshuara për zgjedhjet e 12 tetorit 2025 nuk do të jenë të vlefshme për raundin e dytë. Për më shumë informacione, qytetarët dhe organizatat janë të inkurajuar të kontaktojnë në [email protected] ose në numrin +383 38 200 81 010 gjatë orarit 08:00 – 16:00.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *