Sot pritet të përfundojë plotësisht procesi i rinumërimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Deri tani, mbeten edhe 100 kuti votimi nga gjithsej 2,557 për t’u rinumëruar. Ai ka shprehur optimizëm se procesi do të përmbyllet mbrëmjen e sotme.
Rinumërimi është duke u kryer për votat e katër komunave: Prishtina, Podujeva, Suhareka dhe Shtërpca. Sa i përket shpalljes së rezultateve përfundimtare të këtyre zgjedhjeve, Elezi ka bërë të ditur se gjatë ditës do të ketë një njoftim për mbledhjen e ardhshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në rendin e ditës të kësaj mbledhjeje do të jetë edhe vendimi për kohën kur do të bëhen publike rezultatet.

Leave a Reply