Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zyrtarizuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarët e komunave Prishtinë, Mamushë dhe Junik.
Ky vendim u mor pas njoftimit nga PZAP se janë mbyllur të gjitha çështjet e ankesave për këto komuna. Gjatë mbledhjes së së shtunës, KQZ-ja prezantoi një raport mbi përgatitjet e fazës finale për raundin e dytë të zgjedhjeve komunale, që pritet të mbahet më 9 nëntor 2025.
Në këtë takim u bë e ditur se procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka përfunduar. Fillimisht, më 5 dhe 6 nëntor, kutitë e votimit dhe materialet administrative u shpërndanë në Qendrat Komunale të Numërimit.
Më pas, më 8 nëntor, nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës, u shpërndanë fletëvotimet, listat votuese dhe materialet e tjera të nevojshme zgjedhore.

Leave a Reply