Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të zhvillojë sot mbledhjen e tij të radhës, ku do të diskutohen disa çështje të rëndësishme për procesin zgjedhor në vend.
Një nga pikat kryesore të rendit të ditës është shqyrtimi dhe miratimi i Procedurës së Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet lokale të ardhshme. Mbledhja do të udhëhiqet nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi.
Fillimisht, do të shqyrtohen dhe miratohen procesverbalet e mbledhjeve të mëparshme, me numra 61 dhe 62/2025. Në vijim, do të diskutohen aktivitetet e Zyrës, ku përfshihet edhe rekomandimi për mos akreditimin e disa organizatave joqeveritare për zgjedhjet lokale të vitit 2025.
Gjithashtu, Këshilli për Operacione Zgjedhore do të shqyrtojë dhe miratojë ndryshimet e propozuara nga ZEKKZ për Qendrën Komunale të Numërimit. Në fund të mbledhjes, do të trajtohen edhe çështje të ndryshme që lidhen me procesin zgjedhor.

Leave a Reply