Ismet Kryeziu, drejtues i KDI-së, ka shprehur kritika të ashpra ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vendimet e fundit, duke theksuar se ky organ është bërë i politizuar dhe i paaftë.
Në një postim në “Facebook”, Kryeziu ka deklaruar se veprimet dhe mosveprimet e KQZ-së po dëmtojnë seriozisht demokracinë zgjedhore dhe interesat kombëtare të Kosovës. Ai ka theksuar se papërgjegjësia e anëtarëve të këtij institucioni dhe mungesa e profesionalizmit kanë dëmtuar integritetin e procesit zgjedhor, duke prishur imazhin pozitiv që Kosova kishte ndërtuar në zhvillimin e demokracisë.
Kryeziu ka vlerësuar si skandaloz vendimin e KQZ-së për mos publikimin e rezultateve përfundimtare për Listën Serbe, duke e cilësuar këtë si një shkelje të rëndë të të drejtës së përfaqësimit politik. Ai ka paralajmëruar se kjo mund të sjellë vonesa serioze në certifikimin e zgjedhjeve dhe të shkaktojë krizë institucionale në Kosovë.

Leave a Reply