Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar me 11 vota certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, deklaroi se Gjykata Supreme nuk ka bërë asnjë ndryshim në rezultatet e shpallura më parë. Pas mbledhjes së KQZ-së, Radoniqi informoi se pas shpalljes së rezultateve më 31 janar, janë shqyrtuar ankesat e paraqitura dhe vendimet përfundimtare u morën nga Gjykata Supreme.
Ai theksoi se rruga për certifikimin e rezultatit tashmë është e hapur, pasi nuk ka ndryshime nga vendimet mbi ankesat. “Rezultati i shpallur mbetet i pandryshuar dhe i njëjtë me atë të ditës së zgjedhjeve,” u shpreh Radoniqi, duke theksuar se do të hidhet në votim certifikimi i rezultateve në tërësi.

Leave a Reply