KQZ-ja ofron linja telefonike për raportime zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar masa të veçanta për të lehtësuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve, duke ofruar linja telefonike për raportimin e parregullsive dhe për të informuar votuesit.

Gjatë ditës së zgjedhjeve, KQZ do të bashkëpunojë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës për të operuar një dhomë operative, që do të koordinojë aktivitetet dhe do të mbikëqyrë procesin zgjedhor. Për raportim të parregullsive, qytetarët, vëzhguesit dhe subjektet politike mund të kontaktojnë në numrat: +383 38 200 23 544 dhe +383 46 130 013.

Ndërkohë, për të gjetur qendrat e votimit dhe për informacione të tjera, janë vënë në dispozicion linjat pa pagesë: 0800 55 555 dhe +383 46 610 061. KQZ apelon që këto mjete komunikimi të përdoren për të siguruar një proces të rregullt dhe transparent zgjedhor, duke theksuar rëndësinë e raportimit të çdo parregullie për zhvillimin e drejtë të zgjedhjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *