KQZ miraton qendrat e votimit për diasporën kosovare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka miratuar qendrat e votimit dhe vendvotimet në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet e 27 dhjetorit 2025.

Procesi i votimit do të zhvillohet në 50 ambasada dhe konsullata, duke përfshirë 66 vendvotime të shpërndara në 36 shtete të ndryshme. Sipas vendimit, numri maksimal i votuesve që do të regjistrohen për të votuar në këto vendvotime është 62,700.

Për secilin vendvotim në përfaqësi diplomatike është caktuar një kufi prej 950 votuesish. KQZ-ja ka theksuar se lista e vendvotimeve mund të rishikohet bazuar në numrin e qytetarëve që do të regjistrohen për të votuar jashtë vendit.

Ky vendim i KQZ-së synon të lehtësojë pjesëmarrjen e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit në procesin zgjedhor, duke ofruar mundësi për të votuar në vendet ku ata ndodhen aktualisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *