Gjatë një viti, qytetarët u paraqitën në zgjedhje tri herë, duke shkaktuar një barrë të madhe financiare për buxhetin e shtetit.
Organizimi i zgjedhjeve parlamentare, të mbajtura më 9 shkurt, kushtoi rreth 8 milionë euro, ndërsa për zgjedhjet lokale, të cilat u zhvilluan më 12 tetor dhe vazhduan në një raund të dytë më 9 nëntor, ende nuk ka të dhëna përfundimtare për shpenzimet. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se buxheti i planifikuar për zgjedhjet lokale ishte 10.5 milionë euro, por nuk dihet ende se sa është shpenzuar realisht.
Ai gjithashtu shprehu shqetësimin se nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, mbajtja e tyre do të përbënte një sfidë të madhe financiare, pasi për këtë vit nuk ka fonde të tjera të planifikuara. Shpenzimet më të mëdha gjatë këtyre proceseve zgjedhore nuk janë vetëm për pajisje dhe materiale, por kryesisht për pagesat e trupave zgjedhorë dhe stafit të angazhuar gjatë procesit.

Leave a Reply