KQZ përballet me mungesë fondesh për zgjedhje të parakohshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka detajuar procesin e shpalljes dhe certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale, që përfshin disa hapa të rëndësishëm.

Së pari, verifikimi i rezultateve kryhet në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), ndërsa në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) numërohen votat nga jashtë vendit, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, theksoi për Telegrafin se shpallja e rezultateve përfundimtare nuk e përfundon procesin zgjedhor.

Ai shpjegoi se subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesa fillimisht në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ndërsa çështja mund të trajtohet më tej në Gjykatën Supreme. KQZ ka për detyrë të presë dhe të zbatojë vendimet përkatëse para se të certifikojë rezultatet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *