Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka prezantuar një platformë të re elektronike për publikimin e rezultateve paraprake dhe statistikave të pjesëmarrjes në zgjedhje për çdo komunë.
Kjo platformë do të shfaqë të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve në 507 qendra votimi, që përfshijnë 1,628 vendvotime. Pas mbylljes së procesit të votimit, do të publikohen rezultatet paraprake për zgjedhjet e Kryetarëve të Komunave, në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Ky ligj kërkon që numërimi i votave për kryetarët dhe subjektet politike të kryhet në vendvotime pasi të ketë përfunduar votimi. Platforma ofron një mënyrë të lehtë dhe transparente për publikun që të ndjekë procesin zgjedhor dhe të ketë akses të menjëhershëm në rezultatet dhe statistikat përkatëse.

Leave a Reply