KQZ publikon detaje për verifikimin e votave në Mitrovicë

Në Qendrën Komunale të Numërimit të Mitrovicës së Jugut vazhdon procesi i verifikimit të rezultateve për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar Komune.

Deri në orën 09:00 të së mërkurës, janë shqyrtuar rezultatet e 75 nga 105 vendvotime. Ky proces pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë, të martën është përmbyllur verifikimi i rezultateve në 17 Qendra Komunale të Numërimit për zgjedhjet e kryetarëve të komunave, duke përfshirë Junikun, Mamushën, Kllokotin, Obiliqin, Klinën, Vushtrrinë, Dragashin, Rahovecin, Gjakovën, Gjilanin, Fushë Kosovën, Suharekën, Kaçanikun, Prishtinën, Vitinë, Prizrenin dhe Pejën. Përveç kësaj, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i 41 vendvotimeve, me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Deri në orën 09:00 të së mërkurës, janë rinumëruar 10 vendvotime.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *