KQZ: Rinumërimi në QNR përfundon për mbi gjysmën e votimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve, siç është vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Deri tani, janë rinumëruar rreth 56% e vendvotimeve, që përbëjnë 509 nga 914 gjithsej. Procesi i rinumërimit, i cili nisi më 13 janar 2026, ka përfunduar në 19 komuna, përfshirë Deçanin, Gjakovën, Gllogocin, Gjilanin dhe Prishtinën.

Në Prizren, janë rinumëruar 232 nga 235 vendvotime, ndërsa në Skenderaj vetëm 4 nga 72. Sipas KQZ-së, pritet që sot të përmbyllet rinumërimi në Prizren, ndërsa në ditët në vijim do të vazhdojë në komunat e tjera të mbetura.

Procesi deri më tani ka avancuar sipas planit dhe është paraparë që të përfundojë në kohë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *