Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar që periudha e fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të jetë shtatë ditë, duke nisur më 3 nëntor dhe duke përfunduar para hapjes së qendrave të votimit më 9 nëntor.
Në një mbledhje të mbajtur sot, KQZ miratoi rekomandimet për përfshirjen në rezultatet përfundimtare të rinumërimit të 16 kutive të votimit, që vijnë nga 12 vendvotime të ndryshme, raporton Klankosova.tv. Gjatë mbledhjes, u shqyrtuan po ashtu parregullsitë që janë vërejtur në disa komuna të Kosovës.
Rezultatet, pas rinumërimit, janë verifikuar dhe është theksuar se duhet të procedohen në mënyrë të rregullt pas këtij procesi.

Leave a Reply