Në mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:00, ka filluar procesi i numërimit të fundit të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku po trajtohen mbi 3 mijë vota të ardhura gjatë ditës në Kosovë.
Ky hap përmbyll fazën e numërimit për zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se KQZ-ja është e përgatitur për të shpallur rezultatet përfundimtare pas përfundimit të këtij procesi.
Megjithatë, ai theksoi se, siç parashikon Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike kanë mundësinë të dorëzojnë ankesa pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me administrimin e numërimit brenda 48 orëve nga momenti i shkeljes së pretenduar.

Leave a Reply