Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot nuk do të zhvillohet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Mbledhja e sotme e KQZ-së, e planifikuar të fillojë në orën 18:00, do të përqendrohet në ndryshimin e datës së shortit. Data e re do të përcaktohet gjatë këtij takimi.
KQZ sqaroi se tërheqja e shortit nuk ishte planifikuar për sot dhe çdo vendim mbi procedurën e renditjes së subjekteve politike do të bëhet publik pas mbledhjes së mbrëmjes.

Leave a Reply