KQZ synon përfundimin e rinumërimit deri në janar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka planifikuar të përfundojë procesin e rinumërimit të votave deri në fund të janarit, ndërsa rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të shpallen në fillim të shkurtit.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi aktual i rinumërimit është duke u realizuar në bazë të dy vendimeve të marra më 13 dhe 19 janar, në të cilat janë përfshirë në total 2,557 vendvotime. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë angazhuar 76 ekipe për të përmbyllur këtë proces në kohë.

Elezi theksoi se pas përfundimit të rinumërimit, subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë të paraqesin ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), dhe nëse është e nevojshme, çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme. Ai shtoi se procesi i rinumërimit synon të zgjidhë çdo paqartësi dhe të zvogëlojë nevojën për ankesa, por KQZ do të presë përfundimin e afatit të ankesave përpara certifikimit të rezultateve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *