KQZ vendos kufizime për shpenzimet e fushatës në balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të përcaktojë një kufi për shpenzimet e fushatës zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, të planifikuara për 9 nëntor 2025.

Fushata do të zhvillohet nga 3 deri më 9 nëntor, duke përfunduar në orën 06:59 të mëngjesit. Sipas vendimit të KQZ-së, shpenzimet maksimale të lejuara janë 2 milionë e 633 mijë e 344 Euro, të bazuara në një numër votuesish prej 1 milion e 316 mijë e 672 brenda vendit, që korrespondon me 2 Euro për çdo votues të regjistruar.

Subjektet politike duhet t’i përmbahen këtij limiti gjatë garës në raundin e dytë, duke mos tejkaluar shumën e përcaktuar për fushatat në komunat ku garojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *