Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot zhvillimin e procedurave emergjente për aktivitetet e prokurimit në lidhje me zgjedhjet e parakohshme të planifikuara për 28 dhjetor 2025.
Ky vendim përfshin një varg aktivitetesh thelbësore për organizimin e zgjedhjeve, si shtypja e fletëvotimeve, broshurave dhe listave të votuesve, si dhe furnizimi me materiale për votim jashtë vendit. Për më tepër, janë përfshirë shërbimet postare, transporti i materialeve zgjedhore dhe sigurimi i kabinave dhe formave të votimit.
Po ashtu, përfshihen furnizimi me vula, materiale administrative, dhe distinktivët për stafin e zgjedhjeve dhe vëzhguesit. Gjatë diskutimeve, Lëvizja Vetëvendosje shprehu shqetësim për vonesat në dërgimin e zarfeve me fletëvotime dhe shpenzimet prej 3.6 milionë eurosh për transport.
Megjithatë, ky propozim nuk u mbështet, dhe vendimi u miratua me 7 vota pro dhe 4 kundër.

Leave a Reply