Krasniqi dhe Hamza: Ariani vazhdon punën e mirë në Mitrovicë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza, në zyrat e tij.

Në këtë takim, Krasniqi vlerësoi kontributet e Hamzës jo vetëm për zhvillimin e qytetit, por edhe në formimin e gjeneratave të reja të liderëve brenda partisë. Krasniqi theksoi se Arian Tahiri, kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, është një shembull i kësaj trashëgimie.

Ai do të përballet në balotazh me kandidatin tjetër, Faton Peci. Krasniqi shprehu besimin se puna e mirë e bërë nga Hamza do të vazhdojë me Tahirin në krye.

“Bedriu ka ndihmuar në formimin e lidershipit të ri, dhe Arian Tahiri është dëshmia e fundit e këtij vizioni,” u shpreh Krasniqi. Ai siguroi se zhvillimi i qytetit do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim dhe vizion.

“Pas Bedriut, vjen Ariani,” përfundoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *