Rrezarta Krasniqi, kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, ka apeluar ndaj mërgimtarëve që të udhëtojnë drejt Kosovës më 28 dhjetor për të marrë pjesë në zgjedhje, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Në një mesazh drejtuar votuesve jashtë vendit, Krasniqi potencoi rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në procesin zgjedhor, duke theksuar se vendi ka nevojë për shpresë të re. Ajo u shpreh se LDK është duke i pritur ata për të kontribuar në të ardhmen e Kosovës.

Leave a Reply