Krasniqi i VV-së reagon ndaj kritikave të ambasadorëve

Alban Krasniqi, përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadorëve të cilët shprehën shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe.

Ai thekson se shqetësimi kryesor duhet të jetë “bllokimi i pjesëmarrjes demokratike dhe politike të komunitetit serb nga Lista Serbe”. Sipas tij, kjo parti është e përfshirë në veprime të paligjshme dhe sulme ndaj rendit kushtetues, duke menaxhuar gjithashtu financat që mbërrijnë nga Beogradi për qëllime të dyshimta.

Krasniqi gjithashtu kritikoi heshtjen e ambasadorëve për bllokimin që opozita dhe Lista Serbe po i bëjnë të drejtës së diasporës për të votuar, duke e cilësuar këtë si një pengesë serioze për procesin zgjedhor. Ai bëri thirrje që komuniteti ndërkombëtar të monitorojë me kujdes këto zhvillime dhe të ndërhyjë kur të drejtat demokratike janë në rrezik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *