Krasniqi kërkon shpalljen e zgjedhjeve nga Osmani sa më parë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje pas dështimit të formimit të qeverisë nga Glauk Konjufca, duke e fajësuar këtë parti për krizën e vazhdueshme.

Sipas tij, Albin Kurti është përgjegjës për situatën e krijuar në Kosovë dhe kërkoi që presidentja të shpallë menjëherë datën e zgjedhjeve të reja. Duke shprehur keqardhje, ai kujtoi se paralajmërimet e tij të hershme tashmë janë bërë realitet.

Ai theksoi se pas më shumë se nëntë muajsh nga zgjedhjet, qytetarët e Kosovës kanë refuzuar qeverisjen njëpartiake të Kurtit, duke i dhënë një “JO” të qartë referendumeve të tij të propozuara. Krasniqi paralajmëroi se ngërçi politik do të vazhdojë nëse Kurti nuk tërhiqet dhe theksoi se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt për t’i dhënë mundësi qytetarëve të shprehin vullnetin e tyre.

Ai kërkoi që presidentja të marrë përgjegjësinë për të shpallur datën e re të zgjedhjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *