Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka ndarë një foto nga takimi me Ragip Xhakën dhe strukturat e PDK-së në Zvicër, ku u diskutua rreth zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Pas këtij postimi, Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, reagoi ashpër. Ai akuzoi PDK-në dhe LDK-në për përpjekje për të penguar votimin e diasporës, si përmes postës ashtu edhe në përfaqësitë diplomatike.
Krasniqi rikujtoi se më 9 shkurt, mijëra bashkatdhetarëve iu mohua votimi fizik për shkak të votës kundër të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, çka çoi në mbylljen e qendrave të votimit jashtë vendit dhe kufizimin e votuesve. Sipas tij, ndonëse Hamza bën deklarata publike pozitive, veprimet e partive në KQZ shkojnë kundër interesave të diasporës.
“Mërgata do të vazhdojë të mbetet e lidhur me vendlindjen, pavarësisht pengesave,” përfundoi Krasniqi.

Leave a Reply