Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër njoftimet e fundit të Kryeministrit Albin Kurti për rritje të pagave dhe pensioneve, duke i cilësuar si përpjekje për të fituar vota para zgjedhjeve të ardhshme.
Krasniqi theksoi se gjatë pesë viteve të kaluara, qeveria nuk ka realizuar premtimet e tashme dhe se është e pamundur të rikthehet besimi i qytetarëve me angazhime të vonuara. Ai krahasoi premtimet e qeverisë me një “babadimër” që kurrë nuk i përmbushi premtimet ndaj qytetarëve të Kosovës, duke theksuar se këto përpjekje nuk do të arrijnë të ndryshojnë mendimin e elektoratit për balotazhin dhe zgjedhjet parlamentare.
Krasniqi përfundoi duke thënë se ndryshimet e premtuara do të realizohen nga një qeveri e re, pa Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen, ndërsa refuzoi mundësinë e një tjetër mashtrimi elektoral. “Uji i turbullt s’pihet dy herë!”, përfundoi ai.

Leave a Reply