Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, bëri homazhe në nder të heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, me rastin e përvjetorit të rënies së tyre.
Në një deklaratë, Krasniqi theksoi se kujtesa për këta heronj mbetet e gjallë dhe se amaneti i tyre për një Kosovë të lirë dhe të zhvilluar vazhdon të frymëzojë brezat e sotëm. Në një postim, ai shprehu respektin e tij të thellë për Zhitisë dhe Fazliut, duke nënvizuar se sakrifica e tyre qëndron si një udhërrëfyes për përpjekjet e mëtejshme drejt një Kosove të pavarur.
Edhe 36 vjet pas rënies së tyre, idealet e tyre mbeten po aq të gjalla sa në ditën kur ata u flijuan. Ata janë shembulli i përkushtimit ndaj atdheut, ku fjala dhe arma bashkohen në luftë për liri.
Në përmbyllje, Krasniqi i dha lavdi të përjetshme këtyre dy heronjve, duke kujtuar ndikimin e tyre në formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Leave a Reply