Krasniqi: Tahiri nuk më konsultoi për koalicionin me Kurtin

Rrezarta Krasniqi, nënkryetarja e LDK-së në Vushtrri, ka deklaruar se nuk është konsultuar nga Xhafer Tahiri për marrëveshjen e koalicionit me Sylejman Mehollin e Vetëvendosjes, lidhur me balotazhin e 9 nëntorit në këtë komunë.

Krasniqi thekson se në grupin e tyre të komunikimit në Viber, ka ardhur një mesazh nga qendra që njofton se nuk përkrahet një marrëveshje e tillë, por Tahiri nuk ka bërë asnjë njoftim në këtë grup. Ajo shprehet se nuk ka marrë informacione të tjera rreth situatës, përveç mesazhit në fjalë.

Nga ana tjetër, Krasniqi shton se ka parë vetëm fotografitë e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, ku i pranishëm ishte edhe Albin Kurti, dhe thekson se nuk është kryer asnjë konsultim paraprak. Ajo ka ndarë këto shqetësime gjatë një interviste për TV Dukagjinin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *